Mjekim i gabuar
Qeni ne foto erdhi ne klinike me diarre te shoqeruar me hemoragji. Ishte kontrolluar ne nje spital ku nuk u konstatua qe ai ishte i helmuar dhe si rjedhoje ishte trajtuar me mjekim te gabuar. Pas mjekimit intensiv 3 ditor ai shpetoi dhe e kaloi rrezikun. Sikurse shikohet ne foto u ngrit ne kember dhe filloi te ushqehet vete normalisht.
Infeksion i rende i mitres (piometer)
Qenushja ne foto erdhi ne klinike pasi ishte sorollatur ne nje spital veterinar per ti bere shume analiza (natyrisht kundrejt pagesave) ne nje kohe qe ato ishin te pa nevojshme sepse pamja ishte e qarte dhe duhej nderhyrje kirurgjikale urgjente e cila u krye ne kliniken tone. Rezultati duket nga fotot , qenushja shpetoi dhe tashme gezon shendet te plote.
Qenushi ne foto eshte blere ne nje dyqan per shitje kafshesh. Pronari erdhi ne klinike dhe kerkoi ta kontrollojme por testi i PARVOS e nxorri pozitiv. Ne dyqan i kishin thene qe eshte i vaksinuar, por edhe nqs ka qene i vaksinuar rezulton se eshte vaksinuar nga njerez te papergjegjshem dhe jo profesioniste. Nuk dime si vazhdoi fati i tij se pronari e ktheu perseri ne dyqanin ku e kishte blere por fatkeqesisht nuk jemi optimiste per jeten e tij
Sorrollatje me rrezik jete
{shikoni me vemendje fotot e syrit dhe veshit}
Ky eshte Ziko. Eshte “mjekuar” disa jave ne nje klinike pastaj ne nje spital. Kur erdhi ne kliniken tone kishte rene mbi 10 kg nga pesha e vet, ishte i pa fuqishem per te ecur,me te vjella dhe ikter. E bardha e syrit ishte bere e verdhe e theksuar dhe veshet nga brenda kishin filluar te zverdheshin Nuk kishte oreks dhe vazhdonte te dobesohej. Pas ekzaminimeve te kryera ne kliniken tone e diagnostikuam me Anaplazma Fagocitosum. I thame pronarit te tij qe do i bejme mjekimin tone dhe pas 3 ditesh do te fillonte ndryshimi. Realisht pas tre ditesh filloi te ndjehej ndryshimi…..Pas perfundimit te kures pronari ndoqi me perpikmeri rekomandimet tona dhe tashme Ziko ushqehet vete, ka shtuar ne peshe, ka fituar gjallerine e humbur dhe ka rifilluar vrapimin te Liqeni me pronarin e tij. Shikoni dy fotot e fundit te Zikos pak para perfundimit te mjekimt.
Jete gjati nuk behet jete shkurter (Ndjese per fotot)
Qeni ne foto erdhi ne klinike i mbajtur ne krahe sepse nuk ecte dot vete. I pa fuqishem edhe per te ngrene, shume i dobesuar. Sorrollatur mbi nje muaj e gjysem neper spitale e klinika veterinare i ” diagnostikuar ” prej tyre me semundje nga me te ndryshmet i mjekuar me lloje te ndryshme ilacesh por gjendja vazhdonte te rendohej.
Pas nje kontrolli te kujdesshem dhe analizave te kryera ne klinike nga ana jone u diagnostikua me tumor ne shpretke. U krye nderhyrje kirurgjikale dhe u gjet nje tumor me peshe 1,5 kg.
Pas rehabilitimit post operator ai tashme ka filluar te eci vete, te ushqehet vete dhe te filloje te luaj.
Ju kerkojme ndjese per fotot e tumorit por i botojme per ata profesioniste qe jane vertet te interesuar ne profesionin e tyre.